Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Dani Olmon

Dani Olmo

Manchester Unitedi mund ta transferojë gjatë verës së këtij viti mesfushorin 24-vjeçar të Spanjës, Dani Olmon.

Kështu ka raportuar “Sport” të enjten. Po ashtu bëhet e ditur se edhe klubet tjera të mëdha angleze kanë shprehur interesim për futbollistin e Leipzigut, klub me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Në sezonin aktual, Olmo ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 23 paraqitje.

Ai ka shënuar gjashtë gola edhe për Spanjën në 30 ndeshje. Olmo më herët ka luajtur edhe për Dinamo Zagrebin, ndërsa është produkt i Akademisë së Barcelonës.

Artikuj të ngjashëm