Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olmo do t’i bashkohet Cityt

Manchester City duket se e ka fituar garën për sulmuesin e krahut, Dani Olmo. “Kicker” ka raportuar të hënën se Olmo me të përfunduar sezoni aktual, do të transferohet te kampioni i Anglisë.

Mësohet se City ka parakaluar të gjitha skuadrat e interesuara për spanjollin dhe ka arritur marrëveshje në parim me skuadrën e Leipzigut.

Thuhet se City ka ofruar mbi 50 milionë euro për Olmon, i cili prej sezonit të ri do të jetë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola. 25-vjeçari do të largohet nga ekipi gjerman verën tjetër dhe tashmë një gjë e tillë është konfirmuar nga të dyja palët.

Olmo ka kontratë deri në vitin 2027 me Leipzigun, ekip të cilit iu bashkua para tre vjetësh. Këtë sezon, Olmo ka 5 gola e 1 asistim në 4 paraqitje për Leipzigun në të gjitha garat.