Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Olmo largohet nga Leipzigu

Dani Olmo po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e Leipzigut. “Bild” ka njoftuar të enjten se Olmo do të largohet nga klubi gjerman me të përfunduar sezoni aktual. Po ashtu, mësohet se edhe Leipzigu ka marrë vendim për ta nxjerrë në shitje Olmon, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh.

Thuhet se gjasat janë të mëdha që Olmo të transferohet te Barcelona, ekip që po e kërkon tashmë një kohë të gjatë. Ai është zhvilluar si lojtar në akademinë e Barçës, përpara se të largohet në vitin 2014.

25-vjeçari është pjesë e Leipzigut prej vitit 2020, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Dinamo e Zagrebit. Me fanellën e Leipzigut, Olmo ka fituar tre trofe kurse me këtë skuadër ka kontratë deri në vitin 2027.

Në 4 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, Olmo ka 5 gola e 1 asistim. Situatën e Olmos po e monitoron edhe kampioni i Anglisë, Manchester City.