Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona s’mund ta regjistrojë Olmon

Dani Olmo

Dani Olmo

Skuadra e Barcelonës nuk mund ta regjistrojë spanjollin Dani Olmo në skuadër, raporton “Daily Mail” të hënën. Mësohet se gjiganti katalunas nuk mund ta regjistrojë Olmon, për shkak të problemeve financiare. Për ta regjistruar Olmon, Barcelonës i duhet të shesë disa futbollistë. Disa nga futbollistët që mund të largohen nga Barça janë Frenkie De Jong dhe Ronald Araujo. 

Olmo, ditë më parë u transferua për 51 milionë euro te Barcelona nga skuadra gjermane, Leipzig. Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën. Ndërsa klauzola e lirimit të Olmos është 500 milionë euro. Olmo mund ta humbasë ndeshjen hapëse në La Liga, nëse Barcelona nuk arrin që ta regjistrojë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo