Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona nuk mund ta regjistrojë ende Olmon

Dani Olmo

Dani Olmo

Edhe pas largimit të Clement Lengletit, Vitor Roques dhe Mikayil Fayes, Barcelona nuk po mund ta regjistrojë mesfushorin e ri spanjoll Dani Olmo.

Të hënën mediumet spanjolle kanë raportuar se Barça është duke hasur sërish në probleme. Për regjistrimin e Olmos, gjigandi spanjoll duhet të shesë edhe disa futbollistë.

Olmo nuk u paraqit në dy ndeshjet e para të edicionit të ri në La Liga dhe mund të mos paraqitet edhe në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.

Spanjolli u transferua për 51 milionë euro te Barcelona nga skuadra gjermane, Leipzig. Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën. Ndërsa klauzola e lirimit të Olmos është 500 milionë euro.