Mesfushori Dani Olmo ka refuzuar kalimin te kampioni i Anglisë, Manchester City, raportojnë të hënën mediumet gjermane. Mësohet se Leipzigu kishte pranuar ofertën e Cityt për Olmon, i cili nuk ka dashur të largohet nga klubi gjerman.
Ai është i vendosur të mbetet tek Leipzigu të paktën deri në fund të këtij edicioni, duke pasur parasysh se ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025.
Mësohet se City kishte ofruar mbi 50 milionë euro për spanjollin, i cili shihej si zëvendësim për Kevin De Bruynen e lënduar.
Olmo është pjesë e Leipzgut prej vitit 2020, ndërsa këtë edicion ka 3 gola në 4 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm