Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali monitoron Olmon

Skuadra e Arsenalit po e monitoron situatën e mesfushorit ofensiv Dani Olmo te Leipzigu. “Daily Mail” raporton të mërkurën se Arsenali po e sheh Olmon si përforcim të duhur për edicionin e ri dhe është gati të futet në garë për shërbimet e tij.

Olmo pritet të largohet këtë verë nga skuadra gjermane, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër. Për kartonin e Olmos, Leipzigu po kërkon të paktën 30 milionë euro, shumë kjo e përballueshme për Arsenalin. Ai është pjesë e Leipzigut prej vitit 2020, ndërsa këtë edicion ka 5 gola e 9 asistime në të gjitha garat.

Krahas Arsenalit, interesim për Olmon kanë shfaqur edhe Barcelona, Real Madridi e Atletico Madridi.