Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali insiston për Olmon

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Dani Olmo raporton “Marca” të premten.

Bëhet e ditur se Reali po e sheh Olmon si përforcim të duhur dhe zëvendësim ideal për Marco Asension, i cili do të largohet në verë.

Olmo është pjesë e Leipzigut, por ekipi gjerman tashmë e ka nxjerrë në shitje reprezentuesin e Spanjës.

Për ta lënë Olmon të lirë këtë verë, Leipzigu po kërkon të paktën 40 milionë euro.

25-vjeçari ka kontratë me Leipzigun deri në vitin e ardhshëm, ndërsa po kërkohet edhe nga Barcelona e Atletico Madridi. Këtë edicion, ai ka 5 gola e 9 asistime në të gjitha garat për Leipzigun.