Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Bennacerin

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacerin, përcjellë “The Sun” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Bennacer ka kërkuar largimin nga ekipi italian këtë verë dhe te Unitedi po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

Marokeni 24-vjeçar ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024 dhe kampioni i Italisë për kartonin e tij po kërkon rreth 40 milionë euro.

Bennacer sezonin e fundit shënoi dy gola dhe asistoi një herë në të gjitha garat për Milanin, ekip që iu bashkua para tre vjetësh nga Empoli.