Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani dhe Bennacer ende pa marrëveshje

Milani dhe Ismael Bennacer ende nuk kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës. Milani i ka ofruar rreth 3 milionë euro rritje të pagës, ndërsa 24-vjeçari kërkon dyfishin e asaj që fiton aktualisht. Paga e Bennacerit raportohet të jetë rreth 1.7 milionë euro.

Algjeriani është kyç tek ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli. Ai është pjesë e Milanit deri në vitin 2024 me kontratë.

Milani me mesfushorin do të takohen sërish në javët në vijim. Milani shpreson të gjejë gjuhë të përbashkët me Bennacerin para përfundimit të vitit.