Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për Bennacerin

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për mesfushorin Ismael Bennacer, raporton “Calciomercato” të premten.

Te Liverpooli po e shohin si mundësi të mirë transferimin e Bennacerit, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin italian.

24-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024 dhe ka kërkuar largimin nga klubi pasi nuk ishte i kënaqur me kushtet e ofruara për kontratën e re.

Atij i është ofruar pagë vjetore prej 1.7 milionë eurosh, ndërsa Bennacer po kërkon tre milionë euro në vit.

Ekipi anglez është i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat Bennacerit, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm