Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për Varanen

Manchester Unitedi po insiston në transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane. Madje, e përditshmja britanike “Mirror” ka raportuar se Unitedi tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur Realin në lirimin e francezit. Për kartonin e Varanes, Unitedi është i gatshëm të paguajë 50 milionë eurosh.

Te Reali janë të gatshëm ta lirojnë Varanen pasi ende nuk kanë nisur negociatat për vazhdimin e kontratës që i skadon vitin tjetër. Krerët e klubit nga La Liga nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Varanet këtë edicion dhe gjasat janë të mëdha që të pranojnë ofertën e Manchester Unitedit.

Varane 27-vjeçar ka 32 ndeshje dhe dy gola të shënuara këtë edicion në të gjitha garat me Realin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2011 nga Lensi.

Artikuj të ngjashëm