Manchester Unitedi e ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Raphael Varane nga Real Madridi. Varane ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
“Djajtë e kuq” do të duhet të paguajnë 34 milionë funte për shërbimet e tij, por kjo shumë mund të ngrihet deri në 42 milionë funte me bonuse.
28-vjeçari e fitoi La Ligën tre herë dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin gjatë periudhës 10-vjeçare.
“Manchester Unitedi është një nga klubet më të mëdha në botën e futbollit. Shansi për të ardhur këtu dhe të luaj në Premier League është diçka që nuk kam mundur ta refuzojë. Dua të kem ndikim këtu dhe të jap gjithçka për klubin që ka histori të jashtëzakonshme”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës, Varane.
Varane e nisi karrierën me Lensin në Francë dhe është paraqitur 360 herë për Real Madridin.
79 herë ka luajtur me Francën dhe ishte i pranishëm në katër ndeshjet e Francës në “Euro 2020” këtë verë, ku u eliminua në 1/8 e finales.