Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi humb rastin për t’u ngritur në tabelë

Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë një pikë ndaj Bournemouthit në Old Trafford, për të lëshuar rastin që të ndërrojë pozitë pas sa javësh.

“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi me golin e Marcos Rojo në minutën e 23-të ndërsa King barazoi nga penalltia të cilën e shkaktoi Phil Jones.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Unitedi humbi rastin që të siguronte fitoren kur në minutën e 72-të Zlatan Ibrahimoviq humbi penalltinë.

Me këtë barazim Unitedi vazhdon të mbetet në pozitën e gjashtë me 49 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në pozitën e pestë që sot pret Arsenalin.