Futboll

Spektakli prej tetë golash në “Old Trafford” nuk jep fitues

Manchester Unitedi

Plot tetë gola janë shënuar në ndeshjen e së hënës mbrëma mes Manchester Unitedit dhe Bournemouthit. Por ndeshja që ishte spektakël futbolli, nuk dha fitues. Përfundoi 4:4.

Amad Diallo kaloi në epërsi 1:0 Unitedin në minutën e 13-të të ndeshjes në “Old Trafford”. Për 1:1 shënoi Antoine Semenyo në minutën e 40-të.

Manchester Unitedi megjithatë në pushim shkoi me epërsinë e një goli. Casemiro shënoi në minutën e katërt shtesë për 2:1.

Por me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 46-të, për 2:2 realizoi Evanilson.

Më pas ishte radha e Bournemouthit për epërsi. Marcus Tavernier realizoi për 3:2 në minutën e 52-të.

Bruno Fernandes barazoi në 3:3 në minutën e 77-të, kurse menjëherë në minutën e 79-të për 4:3 në të mirë të Unitedit realizoi Matheus Cunha.

Kjo nuk ishte e tëra.

Eli Junior Kroupi shënoi për 4:4 në minutën e 84-t të ndeshjes së xhiros së 16-të të Premier Leagues. Në minutat shtesë portieri i Unitedit, Senne Lammens i bëri dy pritje vendimtare.

Manchester Unitedi me fitore doli në vendin e gjashtë me 26 pikë, sa i kanë edhe Crystal Palace, Liverpool e Sunderland.

Bournemouthi mban vendin e 13-të me 21 pikë.