Futboll

Unitedi shokohet në “Old Trafford”

Manchester United

Manchester Unitedi është shokuar të martën mbrëma në “Old Trafford” nga ekipi i fundit në Premier League, Wolverhampton. 

Ndeshja United – Wolves përfundoi baras 1:1, ndërsa i takoi javës së 19-të.

Dy golat u realizuan në pjesën e parë. 

Në fakt, Unitedi shënoi edhe në minutën e 91-të. Por goli iu anulua për pozitë jashtë loje.
Joshua Zirkzee në minutën e 27-të kaloi Unitedin në epërsi, kurse të barazimit në minutën e 45-të e shënoi Ladislav Krejçi.

Unitedi është i gjashti me 30 pikë, derisa Wolvesi fitoi vetëm pikën e tretë nga 19 ndeshje të zhvilluara.