Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA vlerëson gjyqtarin Genc Nuza

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka vlerësuar gjyqtarin e Kosovës, Genc Nuza. Siç njofton Federata e Futbollit e Kosovës, Nuza është futur në listën e gjyqtarëve premtues për edicionin 2023/2024.

“Njëri nga gjyqtarët më të dalluar në vitet e fundit në Kosovë, i cili me sukses ka ndarë drejtësinë edhe në ndeshjet ndërkombëtare, ka hyrë në programin e 20 gjyqtarëve më premtues të UEFA-së. Ai do ta ketë mentor ish-gjyqtarin e njohur të FIFA-s, belgun Frank De Bleeckere", shkruan në njoftimin e FFK-së.

Vetë Nuza është shprehur i nderuar me vlerësimin që ka marrë nga UEFA.

“Jam tejet i lumtur që jam i zgjedhur nga UEFA si gjyqtar premtues për të ardhmen dhe që do ta kem një mentor siç është Franck De Bleeckere, i cili ka qenë gjyqtar në Kampionate botërore e evropiane. Shpresoj ta ngrisë nivelin e referimit tim edhe më shumë gjatë këtij programi me ndihmën e mentorit tim”, theksoi Genc Nuza, i cili ndodhet në Maltë, ku po ndan drejtësinë në Kampionatin Evropian për grupmoshën U19.

Artikuj të ngjashëm