Presnel Kimpembe është objektivi numër një i Chelseat për të përforcuar mbrojtjen.
Sipas “Fichajes”, Kimpembe është një nga objektivat e mëdha të trajnerit Thomas Tuchel për edicionin e ri.
Përkundër ardhjes së Kalidou Koulibalyt, trajneri gjerman po synon ta sjellë në “Stafmord Bridge” mbrojtësin e PSG-së.
Madje, drejtuesit e klubit londinez do të nisin negociatat me parisienët për të tentuar transferimin e francezit.