Paris Saint-Germaini është i gatshëm ta shesë mbrojtësin Presnel Kimpembe.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit francez po kërkojnë 45 milionë euro për qendërmbrojtësin.
Chelsea është skuadra e interesuar për mbrojtësin francez.
Klubi anglez është i gatshëm të ofrojë shumën e kërkuar nga parisienët.
Është trajneri Thomas Tuchel që po e dëshiron me çdo kusht Kimpemben.
Tuchel në të kaluarën ka punuar me Kimpemben te skuadra franceze.