Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Kimpemben

Prensel Kimpemben, sport, futboll, thomas tuchel

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Prensel Kimpemben, ka njoftuar “Goal” të enjten.

Është trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ai që po insiston për transferimin e një qendërmbrojtësi gjatë afatit kalimtar të verës. Kimpembe te Chelsea po shihet si zëvendësim ideal për gjermanin Antonio Ruediger që pritet t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë.

Kimpembe gjatë tërë karrierës së tij ka qenë pjesë e PSG-së, duke debutuar me ekipin e parë në sezonin 2015/16. Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka 38 ndeshje, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

Artikuj të ngjashëm