Chelsea ëshë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri.
Klubi anglez tentoi transferimin e Matthijs de Ligtit, por shuma e kërkuar nga Juventusi ka bërë që të mos vazhdohen negociatat.
Së fundmi trajneri Thomas Tuchel ka kërkuar që të nisin negociatat me Paris Saint-Germain për mbrojtësin Presnel Kimpembe.
Francezi do të largohet nga parisienët pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar sezonin e shkuar.
“Blutë e Londrës” do të ofrojnë rreth 45 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Kimpembes.
Artikuj të ngjashëm