Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Triumfi eventual i Romës mund t’i dërgojë tetë skuadra italiane në Evropë

Skuadrat e tjera të elitës së futbollit të Italisë duhet të bëjnë tifo për Romën në finale të Ligës së Konferencës.

Triumfi i “giallorossëve” mund t’i dërgojë tetë skuadra italiane në Evropë. Roma takohet me Feyenoordin në finalen e 25 majit që zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Kjo është edhe finalja e parë e garës së re të UEFA-s. Roma është në vendin e pestë në Serie A.

Triumfi në Ligën e Konferencës e dërgon direkt në Ligën e Evropës për sezonin tjetër.

Katër vendet e para shkojnë në Ligën e Kampionëve, vendi i pestë e i gjashtë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ndërsa skuadra që përfundon në vendin e shtatë në Serie A luan në plejofin e Ligës së Konferencës.

Nëse Roma fiton dhe përfundon në vendin e pestë apo të gjashtë në Serie A, atëherë nuk ndryshon asgjë. Por, nëse Roma përfundon në vendin e shtatë dhe e fiton Ligën e Konferencës, tri skuadra italiane do të garojnë në Ligën e Evropës dhe asnjë në Ligën e Konferencës.

Edhe Feyenoordi e Roma takohen sërish Sport Feyenoordi e Roma takohen sërish

Kombinimi më i veçantë do të ishte nëse Roma e fiton Ligën e Konferencës dhe përfundon në vendin e tetë në Serie A.

Në atë skenar, vendi i pestë, i gjashtë dhe Roma do të shkonin direkt në Ligën e Evropës, ndërsa vendi i shtatë do të luante në plejofin e Ligës së Konferencës, duke mundësuar kualifikimin e tetë skuadrave në Evropë.