Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri vjet nga dita historike për futbollin kosovar

Foto: Koha / ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës e ka kujtuar ditën historike të futbollit kosovar.

Tre vjet më parë, më 3 maj të vitit 2016, në Kongresin e UEFA-së të mbajtur në Budapest të Hungarisë, Kosova u bë anëtare me të drejta të plota nën drejtimin e kryetarit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri.

“Si sot, tri vjet më parë, në Kongresin e UEFA-s në Budapest, FFK-ja u anëtarësua me të drejta të plota në UEFA, duke i dhënë fund izolimit 25-vjeçar dhe duke e hapur një epokë të re në historinë e futbollit tonë”, shkruan në fillim të letrës së kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, raporton KTV.

Tutje, kryetari Ademi ka numëruar disa të arritura gjatë këtyre tri vjetëve, në theks të veçantë suksesin e Kombëtares në Ligën e Kombeve e po ashtu edhe pjesëmarrjen e klubeve në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Për gjitha këto të arritura, Ademi ka theksuar se merita të mëdha kanë edhe shumë persona që më nuk janë në mesin tonë, posaçërisht ish-presidenti, Fadil Vokrri.