Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri skuadra pas Gosensit

Robin Gosens mund të largohet nga Atalanta në fund të këtij sezoni.

Mediat italiane kanë raportuar të martën se për mbrojtësin e krahut interesim kanë shprehur tri skuadra.

Bëhet fjalë për Manchester City, Juventusi dhe Interi.

26-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Atalantan duke shënuar 10 gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat.

Për ta liruar lojtarin skuadra nga Bergamo po kërkon rreth 50 milionë euro.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2022.