Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Traore do të kthehet te Wolvesi

Sulmuesi i krahut, Adama Traore nuk do të mbetet te Barcelona edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

E përditshmja “AS” ka shkruar se Barcelona ka marrë vendim që ta kthejë Traoren në verë te Wolverhamptoni kur edhe i përfundon marrëveshja e huazimit.

Ekipi spanjoll ka vendosur që mos ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së Traores, të cilin e huazoi në afatin kalimtar të janarit.

Barcelona e ka opsionin për ta blerë Traoren për 25 milionë euro, por oferta e ekipit nga La Liga për ta shkëmbyer kartonin e tij me Francisco Trincaon është refuzuar nga Wolvesi.

Kështu që, Traore në verë do të kthehet te Wolvesi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Me fanellën e Barcelonës, Traore 26-vjeçar ka katër asistime në dhjetë paraqitje.