Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli e Barça në garë për Traoren

Wolverhamptoni është i gatshëm ta shesë futbollistin e krahut, spanjollin Adama Traore, ndërsa në garë për transferimin e tij janë Liverpooli dhe Barcelona.

Traore 26-vjeçar karrierën e ka nisur te Barcelona, ndërsa në vitin 2015 është larguar në drejtim të Aston Villas.

Por, te Barça janë të interesuar ta kthejnë lojtarin që e zhvilluan. Traore ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2023. Ai këtë edicion në të gjitha garat ka zhvilluar 12 ndeshje, ndërsa për Spanjën është paraqitur tetë herë.