Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ende nuk ka vendosur për Traoren

Sulmuesi i krahut, Adama Traore ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë te Barcelona prej se iu bashkua gjatë afatit kalimtar të janarit.

Megjithatë, tek ekipi spanjoll ende nuk kanë vendosur nëse do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

Traore u huazua te Barça nga Wolverhaptoni dhe ekipi spanjoll duhet t’i paguajë 30 milionë euro për transferimin e tij të përhershëm.

Mediumet spanjolle kanë raportuar se bordi i klubit pritet të mblidhet së shpejti për të marrë një vendim për të ardhmen e Traores, por gjithnjë duke pasur parasysh problemet financiare brenda klubit.

Traore ka kontratë me Wolvesin deri në vitin 2023. 26-vjeçari në gjashtë paraqitje për Barçën ka katër asistime.