Sport

Evertoni monitoron Traoren

Skuadra e Evertonit po e monitoron situatën e sulmuesit të krahut, Adama Traore shkruan “Football Insider të mërkurën ”. Traore është i huazuar te Barcelona, por ekipi spanjoll vështirë se do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij për shkak të mungesës së fondeve.

Tek Evertoni janë të gatshëm të nisin negociatat me Wolverhamptonin për transferimin e Traores në verë. 26-vjeçari vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe tek Evertoni po shihet si përforcim i duhur. Traore ka kontratë me Wolvesin deri në vitin e ardhshëm.

Ai u huazua te Barça në fillim të këtij viti dhe me fanellën e ekipit spanjoll ka katër asistime në 14 paraqitje.