Sulmuesi Adama Traore pritet të jetë përforcimi i parë i Evertonit në afatin kalimtar të janarit.
“Sky Sports” ka raportuar të martën se Evertoni tashmë ka nisur kontaktet me Ferencvaroshin, ekip me të cilin Traore ka kontratë deri në vitin 2025. Për kartonin e 27-vjeçarit Evertoni është i gatshëm të ofrojë mbi dhjetë milionë euro.
Traore iu bashkua ekipit hungarez para fillimit të këtij edicioni nga Sheriff Tiraspoli për tre milionë euro dhe ka shpërthyer me fanellën e Ferencvaroshit. Në 14 paraqitje në të gjitha garat Traore ka shënuar 12 gola dhe ka bërë katër asistime.
Ai ka edhe 47 ndeshje e tetë gola të shënuar me Përfaqësuesen e Malit.