Leeds Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Adama Traore. “The Sun” ka raportuar të enjten se Leedsi pritet së shpejti t’i bëjë ofertë zyrtare Wolverhamptonit për reprezentuesin e Spanjës.
Për kartonin e tij, Leedsi do të ofrojë rreth 20 milionë euro. Traore po shihet te Leedsi si zëvendësim ideal për brazilianin Raphinha, i cili pritet të largohet këtë verë.
Traore në fillim të këtij viti u huazua te Barcelona, por do të kthehet te Wolvesi për shkak se ekipi spanjoll nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij.
Traore 26-vjeçar ka kontratë me Wolverhamptonin deri në vitin e ardhshëm, kurse më herët ka refuzuar rinovimin e kontratës.