Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për Traoren

Liverpooli ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, spanjollin Adama Traore. Mediumet britanike kanë raportuar të shtunën se Liverpooli tashmë ka kontaktuar Wolverhapmtonin në lidhje me transferimin e Traores. 25-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Wolvesi, dhe Liverpooli për kartonin e tij po ofron rreth 30 milionë euro.

Traore ka kontratë me Wolverhamptonin deri në vitin 2023 kurse sezonin e fundit, shënoi tri gola dhe bëri po aq asistime në 41 paraqitje. Krahas Liverpoolit, interesim për Traoren ka shfaqur edhe Leeds Unitedi.