Skuadra e Valencias ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të krahut, Adama Traore. Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet spanjolle.
Mësohet se Valencia po kërkon huazimin e Traores në janar, me të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit.
Për kartonin e Traores, skuadra e Wolverhamptonit po kërkon rreth 30 milionë euro. Traore ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023 dhe është reprezentues i Spanjës.
Këtë edicion, ai nuk ka pasur hapësirë të madhe te Wolvesi pasi ka regjistruar vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat.