Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leeds me ofertë për Traoren

Leeds Unitedi po synon ta përforcojë ekipin për edicionin e ri.

“The Sun” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit janë duke e monitoruar situatën e Adama Traores te Wolverhamptoni.

Sulmuesi i krahut ishte i huazuar te Barcelona, por klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e lojtarit.

Drejtuesit e klubit të Leeds janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë prej 20 milionë eurosh për spanjollin.

Krerët e klubit anglez po besojnë se mund të arrijnë te transferimi i 26-vjeçarit gjatë kësaj vere.