Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në garë për Traoren

Barcelona është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Adama Traore.

Traore pritet të largohet nga Wolverhamptoni gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez që i skadon në vitin 2023.

Për ta lënë të lirë Traoren, Wolvesi po kërkon të paktën 50 milionë euro, por Barcelona po e kërkon huazimin e tij deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes.

Traore është i gatshëm t’i bashkohet Barcelonës për të punuar me Xavi Hernandezin, pasi si futbollist është rritur në akademinë “La Masia”.

Ai në vitin 2015 u pat larguar nga Barcelona B për t’u transferuar në Angli. Këtë edicion, Traore ka 12 paraqitje për Wolverhamptonin dhe interesim për shërbimet e tij, kanë shfaqur edhe Liveropoli e Tottenhami. Ai gjithashtu, ka edhe tetë ndeshje me Përfaqësuesen e Spanjës.

Artikuj të ngjashëm