Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri që bëri sensacion kundër Argjentinës largohet nga Arabia për një kombëtare të femrave

Strategu francez i futbollit Herve Renard ka dhënë dorëheqjen si trajner i Arabisë Saudite për një punë të re.

Renard u bë i famshëm në vitin 2012 kur udhëhoqi Zambinë drejt titullit të Kampionatit Afrikan, dhe më pas bëri të njëjtën gjë me Bregun e Fildishtë më 2015.

Ai udhëhoqi Arabinë Saudite gjatë Botërorit të kaluar dhe ishte i vetmi që arriti të mposhtë kampionen e botës Argjentinën 2:1 në ndeshjen e grupit.

Ai drejtoi Arabinë Saudite nga viti 2019 e deri më sot, por vendosi të largohej nga kjo kombëtare për shkak të një pune jo të zakontë.

Renardit iu dha mundësia për të udhëhequr kombëtaren e Francës për gra në Botërorin e ardhshëm. Ai pranoi menjëherë.

Edhe Renard, selektor i ri i Tunizisë Botërori 2026 Renard, selektor i ri i Tunizisë

Federata e Futbollit të Arabisë Saudite ka thënë se kishte rënë dakord të ndërpresë kontratën e Renardit me kërkesën e tij dhe i uroi atij “fat më të mirë në të ardhmen”.

Renard, 54 vjeç, do ta pasojë Corinne Diacre, e cila u shkarkua nga kombëtarja franceze e femrave pasi kapitenia dhe disa futbolliste të tjera thanë se nuk do të shkonin në Kupën e Botës derisa të zëvendësohej ajo.