Francezi Herve Renard do ta drejtojë Tunizinë në pjesën e mbetur të Kupës së Botës në futboll.
Federata e Futbollit e Tunizisë të martën zyrtarizoi Renardin, pasi e shkarkoi Sabri Lamouchin një ditë më parë. Ndarja me Lamouchin erdhi pas disfatës 5:1 nga Suedia.
Renard është zgjedhur për pjesën e mbetur të Botërorit dhe ka filluar punën menjëherë.
Renard ka karrierë impresive në futbollin ndërkombëtar. Ai ka fituar Kupën e Afrikës me Zambinë në vitin 2012 dhe me Bregun e Fildishtë në vitin 2015. Ka drejtuar Marokun dhe Arabinë Saudite në Botërorët e kaluar.
Ai u bë i famshëm kur Arabia Saudite e mposhti Argjentinën në “Katari 2022”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arabia Saudite shkarkon përzgjedhësin dy muaj para Botërorit
-
Japonia mposht Tunizinë dhe e bënë garën në Grupin F shumë interesante
-
Zyrtare, shkarkohet trajneri i parë në Botëror
-
Legjenda Zidane do ta udhëheqë Francën drejt sukseseve të reja
-
Zbulohet data e prezantimit të Zidanet si selektor i Francës