Tashmë është zyrtare. Sabri Lamouchi është shkarkuar nga posti i selektorit të Tunizisë.
Shkarkimi erdhi të hënën, pasi Tunizia pësoi 5:1 nga Suedia në ndeshjen e parë në Botëror.
Federata e Futbollit e Tunizisë e ka konfirmuar këtë përmes një postimi në “Instagram”.
“Një marrëveshje është arritur zyrtarisht për shkarkimin e trajnerit Sabri Lamouchi. Planet janë që të emërohet Mondher Kebaier si trajner i përkohshëm”, ka shkruar federata tuniziane.
Tunizia luan ndaj Japonisë në ndeshjen e dytë të Botërorit. Më pas përballet me Holandën.
Edhe
E pabesueshme sa trajnerë janë shkarkuar në Botëror
Tunizia afër shkarkimit të trajnerit
Federata e Futbollit të Tunizisë është afër shkarkimit të trajnerit Sabri Lamouchi.
Ky zhvillim vjen pas humbjes që Tunizia e pësoi në orët e hershme të së hënës nga Suedia me rezultatin e thellë 5:1. Ishte ndeshja e Botërorit që i takoi Grupit F.
“The Guardian” ka shkruar të hënën se menjëherë pas humbjes drejtuesit e Federatës së Futbollit të Tunizisë kanë ftuar në takim urgjent trajnerin Lamouchi.
Tunizia i humbi edhe dy miqësoret para fillimit të Botërorit, nga Belgjika dhe Austria.
54-vjeçari u emërua selektor i Tunizisë më 14 janar. Trajneri nga Franca por me prejardhje tuniziane, deri më tani e ka drejtuar Tunizinë në pesë ndeshje, derisa ka shënuar një fitore, një barazim dhe tri humbje.
Edhe
Japonia mposht Tunizinë dhe e bënë garën në Grupin F shumë interesante
Emrat si Wahbi Khazri dhe Mondher Kebaier po shihen si pasardhës të mundshëm të Lamouchit.
Tunizia ndeshjen e radhës në Botëror e luan të dielën ndaj Japonisë.