Përzgjedhësi Herve Renard ka njoftuar se nuk do të jetë më selektor i Arabisë Saudite. Ai e konfirmoi një gjë të tillë për agjencinë e lajmeve “AFP” të premten.
Largimi i tij është bërë dy muaj para nisjes së Kupës së Botës në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Renard është larguar pas 18 muajsh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky është futbolli. Arabia Saudite është kualifikuar në Botëror shtatë herë, dy herë me mua në krye.
Dhe ëhtë vetëm një selektor që e ka udhëhequr në kualifikime dhe në Kupë të Botës, ai jam unë, në vitin 2022. Të paktën e kam këtë krenari”, ka deklaruar Renard.
Renard ishte shkarkuar edhe pak javë pas përfundimit të Botërorit 2022. Ishte kthyer në tetor të vitit 2024, në vend të Roberto Mancinit.
Georgios Donis pritet të jetë udhëheqës i Arabisë Saudite në këtë Botëror. Arabia Saudite është në Grupin H me Uruguain, Spanjën dhe Kepin e Gjelbër.