Yasser Al-Misehal ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite.
Kjo dorëheqje vjen për shkak të eliminimit të hershëm të Arabisë Saudite nga Botërori që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArabia Saudite përfundoi në pozitën e fundit me dy pikë në Grupin H. Kishte dy barazime dhe një humbje.
Arabia Saudite barazoi me Uruguain dhe Kepin e Gjelbër, kurse u mposht nga Spanja.
“Mbaj përgjegjësi të plotë për këtë, duke u kërkuar falje të gjithë atyre që shpresonin ta shihnin ekipin tonë në një pozicion më të mirë. Bazuar në bindjen time, kam vendosur të mos vazhdoj deri në fund të mandatit aktual”, ka thënë Al-Misehal, shkruan të hënën “Reuters”.
52-vjeçari e mbante postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite nga muaji qershor i vitit 2019.