Louis van Gaal po konsiderohet për pozitën e përzgjedhësit të Holandës.
Sipas raportimeve të mediave të ndryshme, ish-trajneri 74-vjeçar i Bayernit, është gati të marrë drejtimin e Holandës për herë të katërt.
Arne Slot ka refuzuar të jetë pasardhës i Ronald Koemanit, kontrata e të cilit skadoi pas Kupës së Botës.
“Dua të mbetem aktiv në nivel klubesh”, tha Slot për “De Telegraaf”. Kjo ka lënë të kuptohet se 47-vjeçari, i cili u largua nga Liverpooli pas një sezoni zhgënjyes, është jashtë garës për t’u bërë selektor i Holandës.
Van Gaal së fundi ishte selektor i Holandës nga viti 2021 deri në vitin 2022.
Edhe
Selektori i Holandës pritet të japë dorëheqje
Edhe në dy periudhat e kaluara punoi shkurt te Holanda.
Ishte selektor i Holandës nga viti 2000 deri në vitin 2001 dhe nga viti 2012 deri në vitin 2014.