Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës të mërkurën.
Testi është kryer sot, në ditën kur do të luhet ndeshja miqësore me Shqipërinë në Elbasan.
Pozitiv ka rezultuar edhe anëtar i stafit të përfaqësueses - menaxheri i pajisjeve.
Si pasojë e kësaj, në ndeshjen e sotme miqësore që nis në orën 16:00, Kosovën do ta drejtojë ndihmësi Muharrem Sahiti.
Kjo ndeshje u paraprin atyre në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s, që Kosova i luan pak ditë më vonë kundër Sllovenisë (15 nëntor) dhe Moldavisë (18 nëntor).
Edhe
Challandes mungon edhe ndaj Moldavisë, rezulton sërish pozitiv për COVID-19
Dy ndeshje pa përfunduar ky cikël, Kosova zë vendin e tretë në Grupin 3 të Ligës C me dy pikë.
E para është Sllovenia me 10 pikë, e dyta Greqia me 8 pikë dhe e fundit në grup, Moldavia me një pikë.