Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Dritës imiton Mourinhon

Trajnerit të Dritës, Bekim Isufi nuk i ka pëlqyer pyetja e KTV-së, nëse ndihet i rrezikuar në postin e trajnerit, pas humbjes së dytë në tri ndeshje.

Dhe, ka provuar ta imitojë Jose Mourinhon duke sulmuar mediat.

Liria e ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri, por kampionia e Kosovës, Drita, mposhtet për të dytën ndeshje rresht në Superligë, duke treguar shenja pasigurie.

Prizrenasit poashtu kishin pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, por të premten në start të xhiros së tretë, ata mposhtën gjilanasit 3:2.

Triumfi i Lirisë thelloi krizën e gjilanasve, por sipas trajnerit Bekim Isufi, nuk ka vend për panik. Atij nuk i ka pëlqyer pyetja e mundësisë së shkarkimit, derisa ka sugjeruar gazetarët si duhet të bëhen pyetjet në drejtim të tij.

KTV-ja sjell raportin e ndeshjes.