Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isufi jep dorëheqje nga Drita

Bekim Isufi ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Dritës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri, pas humbjes së tretë rresht në sezonin e ri të Superligës.

Kampioni aktual u mposht sot 1 me 2 nga Llapi, ndërsa menjëherë pas takimit Isufi tha për mediat se më nuk është në pozitën e trajnerit të Dritës.

Kujtojmë se pas humbjes së shkuar nga Liria, Isufi kishte reaguar ashpër kur ishte pyetur nga KTV-ja nëse ndihet nën presion pas startit të dobët të sezonit.