Trajneri i Augsburgut, Heiko Herrlich e ka vlerësuar me notë pozitive futbollistin e talentuar të përfaqësueses U-17 të Kosovës, Dion Berishën.
Ai ka thënë se Berisha ka treguar paraqitje të mirë në miqësoren që Augsburgu, që garon në Bundesligën e Gjermanisë, e fitoi të hënën ndaj Jahn Regensburut (1:0).
“Ai ka stërvitur me ne për disa javë dhe ka lënë përshtypje të mira”, ka thënë Herrlich për “Kicker”. Berisha 17-vjeçar është zhvilluar si futbollist te Augsburgu. Për U-19 e këtij edicionit ka shënuar pesë gola dhe një asistim në katër ndeshje.
Artikuj të ngjashëm