Goli i Dion Berishës ia ka siguruar fitoren Augsburgut U19 në Bundesligën e juniorëve në Gjermani.
Reprezentuesi i të rinjve të Kosovës ka realizuar gol në minutën e 10-të të ndeshjes kundër skuadrës Ulm të së njëjtës grupmoshë dhe ia siguroi ekipit të vet pikët e plota në ndeshje.
Augsburgu U19 pozicionohet në vendin e shtatë me 14-të pikë. Për Berishën, sulmuesin 18-vjeçar, ishte goli i dytë sezonal.
Ishte pikërisht ky lojtar që shënoi për Kosovën U21 në fitoren 2:0 kundër Andorrës U21. Megjithatë, Berisha nuk figuroi në listën e përzgjedhësit Michael Nees, për ndeshjen e nëntorit kundër Shqipërisë, që është e rëndësishme për Kualifikim në Evropianin 2023.
Artikuj të ngjashëm