Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, ka realizuar golin e fitores për Augsburgun në xhiron e shtatë të Bundesligës gjermane, ndaj kampionit Bayern Munich.
Berisha shënoi në minutën e 59-të për fitoren 1:0.
Ai shënoi pas një aksioni të bukur të vendasve, që morën fitoren e tretë këtë sezon.
Për Berishën ishte goli i parë. Ka edhe një asistim.
Bayerni në katër ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe një humbje. Pas shtatë xhirosh ka grumbulluar 12 pikë. Augsburgu ka nëntë pikë.