Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Festival golash në “Allianz Arena”, Bayerni mposht Augsburgun

Mërgim Berisha ka shënuar dy herë në ndeshjen që prodhoi tetë gola mes Bayernit dhe Augsburgut.

Të shtunën, në kuadër të xhiros së 24-të në Bundesligë, Bayerni mposhti 5:3 Augsburgun.

Berisha realizoi për Augsburgun në minutën e tretë dhe të 60-të. Ivan Cardona me një gol në fund gjithashtu u fut në listën e realizatorëve.

Për vendasit shënuan Joao Cancelo (15’), Benjamin Pavard (19’ 35’), Leroy Sane (45’) e Alphonso Davies (74’).

Berisha tashmë shko në kuotën e tetë golave në Bundesligë.

Edhe Berisha shënon tjetër gol kundër Bayernit Sport Berisha shënon tjetër gol kundër Bayernit

Bayerni mbetet në vendin e parë me 52 pikë.

Augsburgu është i 13-ti me 27 pikë.