Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore shumë e vështirë e Bayernit ndaj Augsburgut

bayern

Elvis Rexhbeçaj me Augsburgun të shtunën mbrëma janë mposhtur nga Bayern Muncheni në shtëpi në kuadër të javës së dytë të Bundesligës gjermane.

Bayerni me vështirësi fitoi 3:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Serge Gnabry i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 28-të. Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, Luis Diaz, shënoi për 2:0 në të mirë të bavarezëve.

Michael Olise shënoi për 3:0 në minutën e 48-të.

Pesë minuta më pas, Kristijan Jakiq e ngushtoi rezultatin në 3:1.

Golin e fundit për Augsburgun e realizoi Mert Komur në minutën e 76-të.

Ai shënoi për 3:2 por që në fundi goli i tij nuk mjaftoi që t’ia rrezikonte fitoren Bayernit.

Mesfushori i Kosovës, Rexhbeçaj, në lojë u inkuadrua nga minuta e 39-të.

Ai e zëvendësoi Marius Wolfin i cili u lëndua.

Bayerni e fitoi edhe ndeshjen hapëse të sezonit të ri duke e mposhtur RB Leipzigun me rezultatin e thellë 6:0.

Ndërkohë edhe Augsburgu në xhiron e parë fitoi 3:1 ndaj Freiburgut.