Mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka shënuar gol në minutat shtesë për t’ia siguruar fitoren dramatike Augsburgut përballë Wolfsburgut në xhiron e 23-të të Bundesligës gjermane. Ylli kosovar shënoi në minutën e katërt shtesë një gol të bukur, për 3:2.
Augsburgu në fakt fitoi me përmbytje në fund.
Fillimisht Yannick Gerhardt kaloi vendasit në epërsi në minutën e 41-të. Rodrigo Ribeiro barazoi rezultatin në minutën e 59-të, para se Kento Shiogai të kthente epërsinë te Wolsburgu.
Në fund, Augsburgu realizoi dy gola për fitoren e tetë sezonale.
Michael Gregoritsch shënoi nga penalltia në minutën e 87-të para golit të fitores nga Rexhbeçajt.
Edhe
Rexhbeçaj me Augsburgun e nisin me fitore sezonin e ri
Augsburgu tani ka 28 pikë dhe është i 10-ti në tabelë. Wolfsburgu është i 15-it me vetëm 20 pikë.
Për Rexhbeçajn ishte goli i dytë i sezonit në Bundesligë.