Elvis Rexhbeçaj me Augsburgun e kanë nisur me fitore edicionin e ri në elitën gjermane të futbollit.
Augsburgu të shtunën fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Freiburgut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori i Kosovës, Rexhbeçaj, në lojë u inkuadrua në minutën e 70-të kurse në minutën e 95-të u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Golat për Augsburgun i shënuan Dimitrios Giannoulis, Chrislain Matsima dhe Marius Wolf.
Ndërsa golin e vetëm për vendësit e realizoi Vincenzo Grifo.
Freiburgut iu anulua edhe një gol i Lucas Holerit për shkak të pozitës jashtë loje.
Augsburgu edicionin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e 12-të me 43 pikë.
Freiburgu përfundoi në pozitën e pestë me 55 pikë.